university of chester

  • Universiteti i Chester është një universitet publik i vendosur në Chester, Angli,daton që prej vitit 1839.
  • Njihet si një nga institucionet më të vjetra të arsimit të lartë anglez,me ndërtesat e tij orgjinale të stilit romak,ishin të parat në vend të ndërtuara për qëllimin e trajnimit të mësuesve.
  • Nga The 2014 Research Assessment Exercise rezultoi që kërkimi universitetit  Chester të shpallet udhëheqës botëror në 14 fusha të paraqitura.
  • Gjatë studimeve universitare dhe gjithashtu studimeve në nivelin master vihet re një ndërthurje midis mësidhënies në ambientet arsimore dhe praktikës në punë gjatë studimeve.
  • Universiteti i Chester ka gjashtë kampuse dhe një Qendër Universiteti në Shrewsbury.
  • Kampusi Chester është i vendosur në Parkgate Road, në veri të City Walls  dhe ka një përzierje të ndërtesave Viktoriane me ndërtesat moderne duke përfshirë palestër, sallë sporti, pishinë, laboratorë shkencorë dhe gjuhe, librari dhe bankë.
  • Disa departamente janë të vendosura vetëm një shëtitje larg kampusit kryesor ku përfshihen kampusi Warringon,Thonton Science Park si dhe kampusi Riverside.
  • Universiteti është i organizuar në shtatë fakultete të studimit: Fakulteti i Arteve dhe Shkencave Humane, Shkolla e Biznesit Chester, Fakulteti i Mjekësisë, Stomatologjisë dhe Shkencave të Jetës, Fakulteti i Shkencave dhe Inxhinierisë, Fakulteti i Shkencave Sociale, Fakulteti i Edukimit dhe Shërbimeve të Fëmijëve dhe Fakulteti i Shëndetit dhe Kujdesit Social.
  • Universiteti ofron programet Bachelor,Master si dhe diploma në kërkime shkencore(Phd).
  • Kostot e studimit sipas programit janë:
  • Universiteti i Chester ofron bursa ndërkombëtare dhe të bazuara në merita, si për studimin universitar ashtu edhe per studimet master, duke siguruar një ulje të konsiderueshme të tarifave të shkollimit.

Website i universitetit: https://www1.chester.ac.uk/